Paradoksi/ Turizmi shkatërron prodhimin vendas, rriten importet e ushqimeve
Zgjerimi i shpejtë i turizmit po krijon një treg gjithnjë e më të madh për ushqimet, por prodhimi vendas nuk po arrin ta shfrytëzojë në të njëjtën masë këtë kërkesë. Përfituesit kryesorë po rezultojnë importuesit. Në shtatë muajt e vitit 2026, Shqipëria importoi rreth 606,4 mijë tonë produkte ushqimore, nga 537,4 mijë tonë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sasia e importuar u zgjerua me rreth 69 mijë tonë, ose 12,8%, sipas të dhënave të tregtisë së jashtme. Rritja ishte e përhapur në pjesën më të madhe të grup-mallrave. Nga 20 grupet kryesore të ushqimeve dhe produkteve bujqësore, 16 shënuan shtim të sasive të importuara. Të dhënat tregojnë se rritja e kërkesës nga turizmi, restorantet dhe strukturat akomoduese nuk po shoqërohet me një...
Burimi:
syri.net