Tabaku ngre alarmin për industrinë: Shqipëria po humbet konkurrueshmërinë në rajon
Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin se Shqipëria po humbet konkurrueshmërinë industriale ndaj vendeve të rajonit. Sipas të dhënave të Eurostat të cituara prej saj, prodhimi industrial shqiptar në vitin 2025 ishte 15,3% më i ulët se në vitin 2021, ndërsa Serbia e kishte rritur me 8,8%. Tabaku thotë se turizmi dhe ndërtimi nuk mund të jenë të vetmit motorë të ekonomisë dhe kritikon mungesën e një strategjie për industrinë automotive dhe teknologjinë. Sipas saj, Shqipëria duhet të investojë në prodhim, eksporte, teknologji, arsim cilësor, kërkim shkencor dhe krijimin e një klime të favorshme për investimet. Postimi i Tabakut: Shqipëria po humbet konkurrueshmërinë ndaj vendeve të rajonit — dhe, bashkë me të, garën për këtë shekull. Integrimi europian nuk është thjesht një anëtarësim që do të...
Burimi:
gijotina.com