Grabitja e argjendarisë, Gjykata lë në burg njërin prej autorëve! E identifikoi ADN-ja e përftuar nga maska e silikonit

Grabitja e argjendarisë, Gjykata lë në burg njërin prej autorëve! E identifikoi ADN-ja e përftuar nga maska e silikonit

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Argys Kalsin, një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së një argjendarie në zonën e Paskuqanit më 5 gusht. 35-vjeçari u shpreh para togave të zeza se nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa nuk ka bashkëpunuar me policinë për të treguar identitetin e autorit tjetër të dyshuar. Kalsi u arrestua dy ditë më parë nga blutë e Tiranës, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut, përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës. Operacioni për kapjen e tij u realizua rreth orës 02:00 të mëngjesit, pak ditë pasi 35-vjeçari ishte mbajtur nën vëzhgim dhe përgjim nga shërbimet e policisë, me qëllim identifikimin e autorit të dytë të grabitjes. Arrestimi...