Pavlefshmëria absolute, dy interpretime: Çfarë mësojnë juristët dhe çfarë vendosi gjyqtari Balliu në çështjen Veliaj
Gjykata Administrative zbardhi ditët e fundit vendimin për mosshqyrtimin e padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të prokurorit Ols Dado, për arsye se ai është emëruar pa pasur Shkollën e Magjistraturës dhe në shkelje të ligjeve të kohës. Vendimi i gjyqtarit Hazbi Balliu ka ngjallur habi mes komunitetit të juristëve, jo vetëm pse lidhej me një çështje me interes të lartë publik, porse duket se është dhënë në një interpretim krejt të kundërt me çfarë mësojnë studentët i së drejtës administrative nga teksti universitar “E drejta Administrative Proceduriale” e Prof. Dr. Sokol Sadushi (botimi 2017). Po çfarë rezulton nëse bëhet një krahasim mes asaj që shkruhet në tekstin universitar “E drejta Administrative Proceduriale” dhe asaj që...
Burimi:
javanews.al