Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro
Dy shqiptarë të moshës 37 dhe 44 vjeç, të identifikuar si Petrit Myzyri nga Berati dhe Daniel Dhamaj nga Vlora, u arrestuan dje pasdite në Mykonos nga oficerët e policisë së Nëndrejtorsë së Policisë së Mykonosit, dhe ndaj tyre u ngrit një çështje penale për posedim, ruajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Siç u përcaktua, pas një hetimi të plotë të provave dhe mbikëqyrjes diskrete policore të terrenit, autorët po trafikonin së bashku drogë, një sasi të madhe të së cilës e fshehën në një makinë private të parkuar që po e përdornin si “transportuese”. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Artur Bibe, për t’i dhënë fund aktivitetit të tyre kriminal, u organizua një operacion policor, në kuadër të të cilit u identifikuan me radhë...
Burimi:
javanews.al