Vrasja e turistit/ Kontrolle në Tiranë e Kukës! Daniel Gjana dhe Bekim Bulica dyshohet se kaluan në Kosovë
Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit. Bëhet fjalë për Daniel Gjana allias Heurteven dhe Bekim Bulica pronar i lokalit “Principotes”, në shezlongjet e të cilit u gjet i vrarë 20 vjeçari. Kontrollet janë shtrirë në Vorë, Kukës si dhe në disa zonë në Tiranë. Gazetari Elton Qyno informon se kontrollet janë kryer në disa hotele dhe disa banesa në fshatin Kolesjan të Kukësit por nuk kanë arritur të gjejnë gjurmë të të kërkuarve. Policia dyshon se mund të jenë larguar në drejtim të Kosovës, pasi në këtë shtet si Gjana dhe Bulica, kanë miqësi dhe njohje të vjetra.
Burimi:
syri.net