Shqipëria në shitje – Fijet e konsullit të nderit të Izraelit, Sani Sanilevich, emrat e bashkëpunëtorëve dhe planet për biznes!
Një nga emrat e rinj të biznesit në Shqipëri është Sani Sanilevich, një shtetas izraelito-shqiptar, i cili brenda një kohe të shkurtër po tenton të ngrejë një perandori në vendin tonë, me lidhje të forta që shkojnë deri në Këshillin e Ministrave, takime private me krerët e shtetit dhe me influencë në rangjet e tjera, duke qenë se është një individ që “vjen me porosi”. Vox News ka analizuar informacione nga burime të hapura, nga dokumente dhe gjithashtu nga mediat izraelite, të cilat flasin se Sanilevich ka bërë gati letrat për të ndërtuar resorte në Shqipëri, për t’u futur në projekte të rëndësishme, të marrë tendera, të bëjë ortakëri me vetë shtetin. Madje, synimi i tij kryesor është që të futet në shëndetësi, në një...
Burimi:
syri.net