Shteti bektashi i kreut të regjimit dhe Baba Edmond Brahimaj: një kullë apo një diell i rremë?

Shteti bektashi i kreut të regjimit dhe Baba Edmond Brahimaj: një kullë apo një diell i rremë?

Nga Ndriçim Kulla/ Ideja e një shteti bektashi, e rikthyer përsëri në qendër të skenës shqiptare si një zbulim i madh, si një ngjarje që do të tërheqë sytë e botës dhe do ta vendosë Shqipërinë në një hartë të re simbolike, më duket se, përpara se të pyetet se sa e realizueshme është juridikisht, sa e pranueshme është politikisht apo sa interesante mund të duket në gazetat e huaja, duhet bërë një pyetje shumë më e thjeshtë dhe njëkohësisht shumë më e rëndë: a u ka munguar ndonjëherë bektashinjve shqiptarë shteti i tyre? Unë nuk jam ushtrues i një besimi fetar dhe pikërisht për këtë arsye ndoshta mund ta shoh këtë çështje pa detyrimin për të mbrojtur një institucion fetar apo për të hyrë...