Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq/ Mazhoranca braktis sallën, i moshuari kërcënon se do i godasë me shkop: Ulu…
PAMJE NGA MBLEDHJA MALIQ-Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Maliq për të diskutuar mbi Reformën Territoriale është zhvilluar mes tensioneve dhe debateve. Në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të Këshillit Bashkiak Maliq, për t’ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale. Por mbledhja zgjati vetëm 20 minuta. Debati filloi pas deklaratë së Këshilltarëve të Partisë Socialiste të cilët thanë se nuk do të shpreheshin me vendimmarrje në lidhje me propozimin që duhet t’i dërgohet Parlamentit. Kryetari i Këshillit Bashkiak njoftoi mbylljen e mbledhjes, por njoftimi solli tensione në sallë, ku opozitarët përplasën duart në tavolina në shenjë revolte, ndërsa një i moshuar me bastun në dorë kundërshtoi mbylljen e mbledhjes duke iu kërkuar socialistëve të uleshin në...
Burimi:
zeri.ai