Kriza politike! PDK-ja për të gjashtën ditë bllokon hyrjen e Qeverisë: Kurti të kthehet në Kuvend
PAMJE NGA NGJARJA KOSOVË-Kriza politike në Kosovë vijon të thellohet. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë edhe sot para godinës së Qeverisë, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. Prej gjashtë distësh tashmë deputetët e PDK mblidhen para godinës, ndërsa sot protesta e tyre është mbështetur edhe nga deputetë të Aleancës. Ata kërkojnë që të thirret sa më shpejt vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit dhe të zhbllokohet procesi i krijimit të institucioneve të reja, duke i bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të rikthehet në Kuvend dhe të kontribuojë në zhbllokimin e procesit. Ngërçi politik lidhet me dështimin për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Deputetët e legjislaturës së re kanë dhënë betimin, por në pikën e rendit të...
Burimi:
zeri.ai