Ndahet nga jeta Frank Beard, bateristi legjendar i ZZ Top

Ndahet nga jeta Frank Beard, bateristi legjendar i ZZ Top

Frank Beard, bateristi i trios së famshme nga Teksasi, i muzikës boogie-rock ZZ Top, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Beard, i cili formësoi ritmin e hiteve më të mëdha ndërkombëtare të grupit si “Sharp Dressed Man”, “Gimme All Your Lovin’” dhe “Legs”, u nda nga jeta të martën në fermën e tij në Richmond të Teksasit, i rrethuar nga pjesëtarët e familjes. Përmes një deklaratë zyrtare, bashkëthemeluesi i grupit dhe kitaristi Billy Gibbons e vlerësoi lart kontributin e tij gjashtëdekadash. “Sot, unë dhe Elwood humbëm një mik dhe bashkëpunëtor të shkëlqyer, dhe bota humbi një nga bateristët më inovativë nga natyra dhe një bir të madh e të vërtetë të Teksasit. Ritmi i tij karakteristik ishte çelësi për ta mbajtur ZZ në krye. Grupi...