Momente paniku për turistët, “rrëmbehen” nga rrjedha e fuqishme e ujit në ujëvarë, shpëtohen në minutën e fundit (VIDEO)
Momente të frikshme përjetoi një grup turistësh në ujëvarën Mae Sa, në provincën Chiang Mai të Tajlandës, pasi një rritje e menjëhershme e nivelit të ujit shkaktoi një rrjedhë të fuqishme që i përfshiu dhe i tërhoqi zvarrë. Ngjarja ndodhi më 15 gusht, kur turistët ndodheshin mbi shkëmbinj në shtratin e ujëvarës. Në pamjet e filmuara nga dëshmitarët dhe të shpërndara në rrjetet sociale, ata shihen duke luftuar për të qëndruar në këmbë dhe duke u përpjekur të ndihmojnë njëri-tjetrin. Ndërhyrja e stafit të parkut ishte e menjëhershme dhe turistët u nxorën në mënyrë të sigurt nga zona. Sipas informacioneve, ata pësuan vetëm dëmtime të lehta dhe gërvishtje, ndërsa morën ndihmën e parë në vendngjarje. WATCH: Heart-stopping video shows tourists caught in a sudden flash...
Burimi:
vizionplus.tv