Portugalia ndalon mbulimin e fytyrës në publik, deri në 3 mijë euro gjobë për shkelësit

Portugalia ndalon mbulimin e fytyrës në publik, deri në 3 mijë euro gjobë për shkelësit

Portugalia ka miratuar një ligj që ndalon mbulimin e fytyrës në hapësirat publike, masë që është cilësuar gjerësisht si një “ligj kundër burkës” dhe që ka shkaktuar debate për të drejtat e grave myslimane. Ligji u nënshkrua nga presidenti António José Seguro, ndërsa nisma ishte propozuar fillimisht nga partia e së djathtës ekstreme Chega. Sipas ligjit të ri, ndalohet përdorimi në publik i veshjeve që janë krijuar për të fshehur ose penguar dukshmërinë e fytyrës. Gjithashtu, ndalohet detyrimi i një personi për të mbuluar fytyrën për arsye që lidhen me gjininë, fenë, moshën apo origjinën. Shkelësit përballen me gjoba nga 150 deri në 750 euro në rastet e pakujdesisë dhe nga 400 deri në 3 mijë euro kur vërtetohet se veprimi është kryer me qëllim....