Sot do merrej vendimi për shkrirjen e bashkisë së Maliqit, debate në këshillin bashkiak, opozita refuzon, PS: Na duhet kohë
Debate janë zhvilluar në këshillin bashkiak të Maliqit, ku ditën e sotme ishte parashikuar të merrej një vendim lidhur me shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin me Korçën. Këshilltarët opozitarë kanë kërkuar të votohej kundër këtij drafti nga qeveria ndërsa këshilltarët socialistë janë shprehur se janë të paqartë me draftligjin dhe kanë kërkuar kohë për tu njohur me të. Në këto kushte, këshilltarët socialistë kanë vendosur të braktisin mledhjen ndërsa debatet kanë qënë prezente kur këshilltarët e opozitës kanë kërkuar vijimin e mbledhjes ndërsa një qytetar pjesëmarrës ka kërkuar vijimin e mbledhjes dhe ka shtyrë kryetarit e këshillit bashkiak të Maliqit
Burimi:
vizionplus.tv