Rusët tërheqin miliarda nga llogaritë e tyre bankare

Rusët tërheqin miliarda nga llogaritë e tyre bankare

Shumë njerëz në Rusi po tërheqin gjithnjë e më shumë rubla nga llogaritë e tyre bankare dhe po i mbajnë në shtëpo. Vetëm gjatë shtatë muajve të parë të vitit nga llogaritë bankare thuhet se janë tërhequr rreth 2,4 trilionë rubla, rreth 24 miliardë euro. Kjo është më shumë se gjatë vitit të parë të pushtimit të Ukrainës, 2022, kur u tërhoqën 2,2 trilionë rubla, dhe autoritetet vendosën kufizime të ashpra për të ndalur vërshimin e njerëzve drejt bankave. Sipas një parashikimi të bankës Sberbank, deri në fund të vitit shuma e parave të tërhequra mund të shkojë deri në 3,8 trilionë rubla. Sipas njoftimeve edhe kompanitë e mëdha po transferojnë gjithnjë e më shumë kapital jashtë vendit për shkak të rrezikut të shtetëzimit apo konfiskimit të pasurive,...