Deputetja e PD: 95% e qytetarëve kundër shkrirjes së bashkisë Maliq, socialistët erdhën të përgatitur me skenar nga Peleshi

Deputetja e PD: 95% e qytetarëve kundër shkrirjes së bashkisë Maliq, socialistët erdhën të përgatitur me skenar nga Peleshi

Debate janë zhvilluar në këshillin bashkiak të Maliqit, ku ditën e sotme ishte parashikuar të merrej një vendim lidhur me shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin me Korçën. Këshilltarët opozitarë kanë kërkuar të votohej kundër këtij drafti nga qeveria ndërsa këshilltarët socialistë janë shprehur se janë të paqartë me draftligjin dhe kanë kërkuar kohë për tu njohur me të. Në një prononcim për mediat, deputetja e PD Ledina Alolli, e cila ishte prezente në mbledhje, u shpreh se qytetarët e Maliqit janë kundër shkrirjes së bashkisë. Ajo shtoi se këshilltarët socialistë kishin ardhur në mbledhje me skenar të përgatitur nga Niko Peleshi, teksa shtoi se interesat partiake po prevalojnë mbi interesat e qytetarëve që i kanë zgjedhur. “95% e qytetarëve janë kundër shkrirjes së Maliqit...