Mero Baze shpërthen ndaj Abdixhikut: Po i bëhet urë shpëtimi Albin Kurtit
Publicisti Mero Baze ka kritikuar qasjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës në negociatat për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, duke e akuzuar partinë e Lumir Abdixhikut se po dobëson opozitën dhe po i krijon avantazh Lëvizjes Vetëvendosje. Në një editorial, Baze vë në pikëpyetje qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili deklaron se partia e tij po kërkon një kandidat konsensual për president, ndërsa njëkohësisht përjashton mundësinë e përfshirjes në qeveri. Sipas Bazes, kjo qasje është kontradiktore, pasi zgjedhja e presidentit kërkon një konsensus më të gjerë politik dhe jo thjesht një marrëveshje mes LDK-së dhe Vetëvendosjes. Publicisti argumenton se LDK-ja, duke negociuar drejtpërdrejt me Vetëvendosjen, rrezikon të humbasë rolin e saj brenda opozitës dhe të dobësojë pozitën negociuese të partive të tjera....
Burimi:
ntv.al