Vetë Zot dhe vetë Shkop/ Ilir Alimehmeti kërkon kufizim mandatesh për Edi Ramën

Vetë Zot dhe vetë Shkop/ Ilir Alimehmeti kërkon kufizim mandatesh për Edi Ramën

Një tjetër akuzë e fortë ndaj qeverisë Rama vjen nga Partia Demokratike. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti, thotë se Shqipëria nuk mund të ketë një proces real demokratik pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në një intervistë ai e lidh drejtpërdrejt këtë problem me qëndrimin e gjatë të Edi Ramës në pushtet. Sipas Alimehmetit, vendi ka nevojë për një sistem ku qytetarët të vendosin lirshëm se kush duhet të qeverisë. Ai thotë se rezultati nuk duhet të paracaktohet dhe se, nëse zgjedhjet do të ishin të lira dhe të ndershme, fitues mund të ishte çdo forcë politike. Madje, Alimehmeti nuk përjashton as një tjetër fitore të Partisë Socialiste, nëse kjo forcë do të reformohej dhe do të paraqiste një alternativë të...