PDK-ja bllokon hyrjen e Qeverisë së Kosovës për të gjashtën ditë, paralajmërohen protesta masive
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë vazhduar për të gjashtën ditë radhazi aksionin e tyre duke bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës. Protesta zhvillohet në shenjë pakënaqësie për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Aksionit të PDK-së iu bashkuan edhe deputetë të Aleancës, si dhe drejtues e asamblistë të PDK-së nga Vushtrria. Ata kërkuan që procesi të rikthehet në Kuvend dhe institucionet e vendit të konstituohen sa më shpejt. Asamblistja e PDK-së nga Vushtrria, Vlera Tahiri, tha se qytetarët e kësaj komune kanë nevojë për investime dhe projekte zhvillimore. Sipas saj, për realizimin e tyre nevojiten institucione funksionale dhe një Kuvend ku problemet e qytetarëve të diskutohen dhe të kërkohet llogaridhënie. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, deklaroi se aksionet do të...
Burimi:
vizionplus.tv