“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

Për të gjashtën ditë me radhë, deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Aksionit të PDK-së këtë të enjte iu bashkuan edhe deputetë të Aleancës, si dhe asamblistë të PDK-së nga Vushtrria. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se kjo parti do të vazhdojë aksionin deri në konstituimin e Kuvendit, duke i bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të marrin pjesë në procesin e konstituimit të institucioneve. Ndërsa deputetja e Aleancës Time Kadrijaj paralajmëroi se nëse kjo situatë do të vazdhojnë protestat do të përshkallëzohen.