Krisje totale me Rafael Leao! Milani tani kërkon 50 milionë euro, Turqia mbetet një hipotezë

Krisje totale me Rafael Leao! Milani tani kërkon 50 milionë euro, Turqia mbetet një hipotezë

Pas takimit të gjatë me agjentin Mendes, klubi kuqezi ka vendosur për ndarjen përfundimtare me portugezin. Galatasaray është një mundësi. Vizita e Jorge Mendes te Milani nuk kishte të bënte vetëm me zyrtarizimin e Diego Moreira, por edhe me situatën e Rafael Leao. Gerry Cardinale ka konfirmuar vullnetin e klubit, në dakordësi me trajnerin Ruben Amorim, për ndarjen përfundimtare me numrin 10. Këto 10 ditë merkato të mbetura mund të sjellin edhe vendime drastike, si për shembull, lënia e lojtarit jashtë ndeshjes me Torinon. Një indicie me shumë se Leao është jashtë projektit milanist dhe rrezikon t’i kalojë këto ditë të fundit në Milano i vetëm në shtëpi. Takimi i djeshëm ka konfirmuar edhe shifrat që kërkon Milani për shitjen e lojtarit. Nga 60 milionë...