“Nuk hapim dot dritaret” , plehrat e Durrësit grumbullohen në Lagjen 15, banorët ngrihen në protestë
Banorë të lagjes 15 në Durrës kanë protestuar paraditen e sotme për situatën e krijuar tek ish-Parku i Autobusëve, ku kamionët e mbetjeve urbane vijojnë të depozitojnë ngarkesat e tyre. E përdorur si vendgrumbullim ditor para se mbetjet të transportohen drejt landfillit të Sharrës, kjo hapësirë në Spitallë është kthyer në një vatër ndotjeje për banorët që jetojnë në pallatet përreth. Sipas banorëve, vendgrumbullimi që u krijua si zgjidhje e përkohshme vijon të funksionojë prej vitesh, ndërsa vendi i posaçëm tranzit i premtuar nga Bashkia nuk është ndërtuar ende. Në këtë verë të nxehtë, era e rëndë e mbetjeve depërton deri në banesa, ndërsa ankesat e përsëritura pranë Bashkisë, sipas tyre, nuk kanë sjellë ende një zgjidhje. Sot, banorët bllokuan për rreth një orë lëvizjen...
Burimi:
javanews.al