Situata me zjarret në vend/ 35 vatra në 24 orë, 5 vijojnë të jenë aktive

Situata me zjarret në vend/ 35 vatra në 24 orë, 5 vijojnë të jenë aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 35 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 3 po mbahen në kontroll. Vatrat kryesore: Dajt, Tiranë – vijon puna për shuarjen e zjarrit, sot me mbështetjen e 30 efektivëve të FA. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra e Priskës është në kontroll. Lufaj, Mirditë – vatra vijon aktive me intensitet të ulët dhe forcat operacionale vazhdojnë punën. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Tërbun–Gjegjan–Gojan, Pukë – situata në sipërfaqet pyjore të Tërbunit është përmirësuar, ndërsa vatrat në Gjegjan dhe Gojan vijojnë aktive. Gjatë operacionit u evakuua një familje dhe, falë ndërhyrjes së forcave, u shmang rreziku për banesën. Sot operacioni mbështetet nga 40 efektivë të FA dhe 2 helikopterë. Gjorm i...