Kosova nuk është pronë e Albin Kurtit dhe as e Lëvizjes Vetëvendosje!

Kosova nuk është pronë e Albin Kurtit dhe as e Lëvizjes Vetëvendosje!

-Koment i KOHA JONË- Institucionet e Republikës nuk mund të mbahen peng derisa një parti të gjejë formulën politike që i garanton pushtetin që dëshiron. Kjo duhet thënë qartë: Albin Kurti po vendos interesin politik të LVV-së përpara nevojës së Kosovës për institucione funksionale. Dhe kjo nuk është më thjesht taktikë politike. Është papërgjegjshmëri ndaj shtetit. Kurti drejton forcën më të madhe politike dhe kërkon të vazhdojë të qeverisë vendin. Atëherë ai ka edhe përgjegjësinë kryesore për të prodhuar zgjidhje. Nëse i ka votat, le t’i krijojë institucionet. Nëse nuk i ka, le të negociojë. Nëse negociatat kërkojnë kompromis, le ta bëjë kompromisin. Por Kosova nuk mund të presë pafund derisa realiteti parlamentar t’i përshtatet Vetëvendosjes. Kosova është shtet, jo seli partie. Ka Kushtetutë. Ka Kuvend. Ka qytetarë. Ka ekonomi. Ka marrëdhënie ndërkombëtare. Ka...