Si mund ta ndihmojë teknologjia satelitore Evropën në luftën kundër zjarreve
Në luftën e Evropës kundër zjarreve, sytë po kthehen nga qielli: jo vetëm duke kërkuar shi ose avionë Canadair që lëshojnë ujë, por edhe mënyra për të shfrytëzuar aftësitë e reja satelitore për të ndihmuar në përmbajtjen ose edhe parandalimin e zjarreve të reja. Satelitët dhe imazhet e të dhënat që ata mbledhin nga hapësira po shihen gjithnjë e më shumë si një mjet për t’u ofruar qeverive evropiane dhe zjarrfikësve në terren informacion më të saktë: Për të hartëzuar dëmet dhe për të zbuluar zjarret në një fazë të hershme. Një ndihmë e tillë është më se e mirëpritur gjatë një vere tjetër përvëluese evropiane me zjarre në Francë, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Përafërsisht 600,000 hektarë janë djegur në të gjitha vendet e...
Burimi:
kohajone.com