Genta Bungo përfundon në Gjykatën Kushtetuese: Ja arsyeja…

Genta Bungo përfundon në Gjykatën Kushtetuese: Ja arsyeja…

Zgjedhja e Genta Bungos në postin e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi është kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese. Padinë e ka depozituar ish-kandidatja për këtë post, Rozeta Ivanova, e cila pretendon se gjatë procedurës parlamentare janë kryer shkelje. Bungo u zgjodh më 7 maj 2026 nga Kuvendi, pasi mori 83 vota. Kandidatura e saj u mbështet vetëm nga socialistët, ndërsa Partia Demokratike votoi kundër. Ivanova, e cila ka qenë më herët kolege e Bungos në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kërkon shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për zgjedhjen e Komisioneres. Në kërkesën e saj, ajo pretendon se Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ka shkelur procedurat kushtetuese, pasi nuk i ka dhënë mundësinë të dëgjohej në një seancë të hapur. Nga...