Referendumi për zonat e mbrojtura, KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!
KQZ pranon kërkesën për mbledhjen e firmave për referendum për zonat e mbrojtura. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të pajisë me formularët tip nismëtarët e referendumit për ligjin e zonave të mbrojtura. Në mbledhjen e zhvilluar sot, KQZ përcaktoi edhe afatet për mbledhjen e 50 mijë nënshkrimeve të nevojshme për vijimin e nismës. Grupi nismëtar do të mund të nisë mbledhjen e firmave nga dita kur vendimi merr fuqi juridike dhe deri më 31 mars, ndërsa procesi do të pezullohet gjatë periudhës 1 deri më 31 dhjetor. Pas përfundimit të afatit, nënshkrimet do t’i nënshtrohen procedurave përkatëse të verifikimit, në përputhje me legjislacionin zgjedhor.
Burimi:
javanews.al