“Maskat i kam qejf…”, 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 35-vjeçarin e arrestuar dy ditë më parë për grabitjen e Paskuqanit. Para togave të zeza, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. “Maskat i kam qejf dhe i përdor për Halloween, pasi festoja i hidhja poshtë. Kjo mund të jetë një nga ato maskat”, mësohet të ketë deklaruar ai. Kësisoj, nuk ka thënë asnjë fjalë as për bashkëpunëtorin e tij në grabitjen e argjendarisë më 5 gusht. Ky i fundit është ende në kërkim nga blutë. Kujtojmë se 35-vjeçari u arrestua në flagrancë në Qafë-Thanë teksa po mundohej të largohej nga Shqipëria. Ai ishte ndjekur e përgjuar për disa ditë nga policia, metodë kjo për të rënë në gjurmët e shokut të tij. Ppolicia sekuestroi një armë...
Burimi:
javanews.al