Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të dyshuar për goditjen e Shefit të Krimeve të Komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli. Vendimi është dhënë pasditen e djeshme nga gjyqtari Shkëlzen Licaj pas një seance që zgjati disa orë. Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasve Ardit Kasemi, Besnik Sulovari, Elgent Ndoj, Faik Hoxha, Indrit Cullhaj dhe Marjo Katirai dhe caktimin ndaj tyre të masës së sigurimit “Arrest në burg”. Lexo dhe: Nxorën armët e goditën bodygardët/ AMP-ja asnjë masë disiplinore për policët e shefin e krimeve, Mateo Bakallin Pas vlerësimit të provave të paraqitura nga organi akuzës dhe dëgjimit të mbrojtes së të dyshuarve, gjykata vendosi vlerësimin...
Burimi:
syri.net