‘Qivirria…hidhini plehrat ku të mundeni/ Korreshi mes mbeturinave në Lushnje: Janë bërë det, paratë i mori inceneratori

‘Qivirria…hidhini plehrat ku të mundeni/ Korreshi mes mbeturinave në Lushnje: Janë bërë det, paratë i mori inceneratori

Saimir Korreshi LUSHNJE-Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë denoncimin e radhës nga Lushnja, ku me pamjet e ndara në rrjete sociale tregon se ish-fabrika e letrës është kthyer në landfill mbeturinash. "Urdhëroni! Ish-fabrika e letrës. Karbunara, e para. Urdhëro! Si mund të mungonte këtu dhe këtu një landfill, një vend grumbullimi mbetjesh, plehrash? Goma, plehra, të hedhura, sa të duash. Ja edhe kjo mbrapa andej. Mund të mungonte këtu? S’mund të mungonte. Se nuk ka cep të Lushnjes që nuk e kanë mbytur plehrat. I shikoni, këto janë oxhaqet, gërmadhat, rrënojat, dhe meqë janë rrënoja ne mund t’i lëmë lehtësisht dhe plehrat.  Kështu është logjika e pushtetit dhe e qivirrisë tonë. Hidhini plehrat ku të mundni. Lekët na i rruajti inceneratori, lekë për ton...