Teliti: 39% e fondit të tenderave vendorë me ‘Flamur të Kuq’, kompanitë e partisë favorizohen në kurriz të shqiptarëve

Teliti: 39% e fondit të tenderave vendorë me ‘Flamur të Kuq’, kompanitë e partisë favorizohen në kurriz të shqiptarëve

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Dorian Teliti, ka ngritur shqetësimin për mënyrën e zhvillimit të prokurimeve publike në pushtetin vendor, duke iu referuar të dhënave të Open Data Albania për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. Sipas Telitit, nga 1,877 tendera të zhvilluar nga 61 bashki dhe ndërmarrje në pronësi të tyre, 556 procedura, ose 29.6%, janë kategorizuar me të paktën një indikator risku “Red Flag”. Në vlerë, këto procedura kapin 9.82 miliardë lekë, ose 39.4% të fondit total vendor prej 24.95 miliardë lekësh. Tirana kryeson me rreth 1.8 miliardë lekë tendera me “Red Flag”, e ndjekur nga Kamza, Lezha, Vlora dhe Himara. Vetëm këto pesë bashki përqendrojnë 59.2% të fondit të procedurave me indikatorë risku. Teliti theksoi se “Red Flag” lidhet me problematika të...