‘Kush e urdhëroi?’/ Oligarku ukrainas flet pas atentatit, CNN zbulon detaje të reja: Autorja u pagua 7 mijë euro dhe më pas u ekzekutua
Një hetim i CNN ka zbardhur detaje të reja mbi atentatin me bombë ndaj biznesmenit ukrainas Vadym Yermolaiev në Monako dhe ngjarjet e pazakonta që pasuan sulmin. Më 29 qershor, një shpërthim pranë hyrjes së apartamentit luksoz të Yermolaiev në Monako e la atë të plagosur rëndë, ndërsa partnerja e tij dhe djali 13-vjeçar u prekën gjithashtu nga sulmi. Fillimisht, autoritetet kërkuan një person të përshkruar si burrë, me kapele të zezë. Tre ditë më vonë, hetuesit identifikuan si të dyshuarën Anastasiia Berezovska, një ukrainase 39-vjeçare, nënë e një fëmije dhe me një tatuazh të madh në krah. Sipas autoriteteve, Berezovska kishte ndjekur dhe survejuar Yermolaiev në ditët para atentatit. Kamerat e sigurisë e kanë kapur disa herë pranë banesës së biznesmenit. Në mbrëmjen e...
Burimi:
syri.net