Plagosje në Shkodër, një person qëllohet me armë zjarri (EMRAT)
Një plagosje është regjistruar në qytetin e Shkodrës mesditën e sotme. Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”. Dyshohet se shtetasi Pjerin Bitani ka plagosur me armë zjarri shtetasin Vladimir Bruçi, për motive të dobëta. Shtetasi Vladimir Bruçi u dërgua në spital dhe po merr mjekim. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar, informoi sot policia. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
syri.net