Netanyahu bllokon planin e Trump/ Pa çarmatosjen e Hamasit, nuk ka forca në Gaza

Netanyahu bllokon planin e Trump/ Pa çarmatosjen e Hamasit, nuk ka forca në Gaza

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Izraeli ka miratuar vendosjen e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Rripin e Gazës, si pjesë e planit të pasluftës të presidentit amerikan Donald Trump. “Në kundërshtim me raportet e medias, establishmenti politik nuk e ka miratuar hyrjen e forcës ndërkombëtare në Rripin e Gazës”, thuhet në deklaratën e zyrës së Netanyahut.Izraeli ka përsëritur gjithashtu qëndrimin se rindërtimi i Gazës nuk mund të nisë përpara çarmatimit të plotë të Hamasit. Debati u ndez pas publikimit të pamjeve në mediat izraelite, ku shfaqeshin oficerë të huaj ushtarakë duke vizituar zonën e Rafahut së bashku me pjesëtarë të ushtrisë izraelite. Disa media i interpretuan këto pamje si një dislokim të parë të forcave ndërkombëtare në Gaza. Megjithatë,...