Mijëra euro te dentisti, po fatura ku është?/ Kush kontrollon pagesat në klinikat dentare?

Mijëra euro te dentisti, po fatura ku është?/ Kush kontrollon pagesat në klinikat dentare?

Një implant, disa kurora, një protezë e plotë apo një rehabilitim kompleks dentar mund t’i kushtojë një pacienti mijëra euro. 2 mijë. 5 mijë. 10 mijë euro. Ndonjëherë edhe më shumë. Por pas një pagese të tillë lind një pyetje shumë e thjeshtë: FATURA KU ËSHTË? Në një sektor ku çmimet e trajtimeve mund të arrijnë në mijëra euro për një pacient të vetëm, mënyra se si regjistrohen këto pagesa duhet të jetë po aq transparente sa në çdo aktivitet tjetër ekonomik. Dhe pikërisht këtu ngrihet një çështje që meriton kontroll nga institucionet: Sa nga paratë që qarkullojnë në klinikat dentare deklarohen dhe fiskalizohen realisht? Ligji është i qartë për një pikë thelbësore. Administrata Tatimore përcakton se çdo shitje malli apo kryerje shërbimi që është...