FOTO/ Plagosi Vladimir Bruçin pas sherrit për parkimin në Shkodër, ja kush është autori i dyshuar, Pjerin Bitani!
Zbulohet autori i krimit të ndodhur sot në Shkodër, rreth orës 14:30, me pasojë një të plagosur. Ky që shihni në foto është Pjerin Bitani, personi që plagosi ditën e sotme në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës, Vladimir Bruçin para shtëpisë së tij. Bitani qëlloi dy herë drejt Bruçit dhe sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive banale, ndërsa autoritetet po punojnë për kapjen e tij. Mësohet se Bitani dhe Bruçi janë fqinj. Ndërkohë bëhet me dije se ky i fundit është emër i njohur për policinë pasi para dy vitesh u dhunua nga 6 persona.
Burimi:
javanews.al