Plagosja me thikë në Delvinë, para një jave viktima plagosi nipat e autorit në Sarandë
Plagosje në Delvinë. Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Delvinë dyshohet se është pasojë e një konflikti të nisur rreth një javë më parë në Sarandë. Gjashtë ditë më parë, në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”, 45-vjeçari Xhike Hita, për motive banale, është konfliktuar dhe ka goditur me sende të forta dhe thikë nipat e 47-vjeçarit Lekan Tozo. Konflikti është zhvilluar rreth mesditës së 14 gushtit. Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar palët në Komisariat dhe ka nisur procedurat për ndjekjen e autorit në gjendje të lirë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, edhe të dëmtuarit kanë lënë spitalin. Por, gjashtë ditë më pas, konflikti duket se është zhvendosur në Delvinë, ku Lekan Tozo është përballur me 45-vjeçarin Xhike Hita, i cili...
Burimi:
argjiroja.net