11 ditë operacion në Veri të Kosovës. Armë, municione dhe 3 varreza masive të zbuluara

11 ditë operacion në Veri të Kosovës. Armë, municione dhe 3 varreza masive të zbuluara

Një operacion 11-ditor i institucioneve të sigurisë në veri të Kosovës ka zbuluar një arsenal armësh e municionesh, si dhe tre lokacione me mbetje mortore të 23 personave. Detajet u bënë publike në një konferencë të jashtëzakonshme për media nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha. Sveçla tha se zbulimi i tre lokacioneve me mbetje mortore është rezultat i një hetimi intensiv institucional, duke e lidhur atë me hetimet për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. “Zbulimi i tre varrezave masive ka ardhur si rezultat i një hetimi intensiv të institucioneve tona të cilave u ka paraprirë shtrirja e sovranitetit të shtetit edhe në veriun e vendit tonë....