Arsenal armësh dhe mbetje njerëzore/ Sveçla: Shqetësuese heshtja e Serbisë
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë dhënë detaje për aksionet e zhvilluara në Zubin Potok, ku janë zbuluar një arsenal armësh, pajisje ushtarake dhe mbetje kockore njerëzore. Sveçla deklaroi se në 12 lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar armë e pajisje ushtarake, ndërsa theksoi se është shqetësuese, sipas tij, heshtja e Serbisë dhe Listës Serbe lidhur me zbulimet. Sipas ministrit, gjatë javëve të fundit në zonën e Kalludrës janë zbuluar mbetje mortore të të paktën 23 personave. Ai tha se Kosova kërkon përgjegjësi për urdhërdhënësit, autorët e vrasjeve dhe personat që dyshohet se kanë fshehur trupat e viktimave apo informacionin mbi to. “Ky arsenal armësh është gjetur në fshatrat përreth...
Burimi:
ntv.al