Debatuan me njëri-tjetrin/ Shqiptari në Itali hedh makinën në det bashkë me gruan

Debatuan me njëri-tjetrin/ Shqiptari në Itali hedh makinën në det bashkë me gruan

Momente paniku janë regjistruar në portin e Cattolica-s në Itali, ku një 45-vjeçar shqiptar dyshohet se pas një konflikti të ashpër me bashkëshorten ka drejtuar automjetin me shpejtësi drejt ujërave të portit, ndërsa gruaja ndodhej brenda. Ngjarja ndodhi të mërkurën rreth orës 16:00. Sipas mediave italiane, çifti udhëtonte me një Volkswagen Golf kur, pas debatit, shqiptari dyshohet se ka drejtuar makinën drejt bregut dhe ka përfunduar në det. Pas rënies në ujë, dyert e automjetit u hapën dhe çifti arriti të dalë nga makina para se ajo të fundosej. Persona që ndodheshin pranë portit ndërhynë menjëherë dhe i ndihmuan të dy të dilnin në breg. Gruaja 40-vjeçare, shtetase italiane, u transportua në spital në gjendje shoku, por jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje mbërritën ambulancat,...