Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare
Bota e artit dhe kinematografisë shqiptare është në zi. Aktorja Rezana Çeliku, e njohur për publikun shqiptar veçanërisht gjatë viteve ’70-’80, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. Çeliku u afrua me ekranin pa pasur një formim profesional në aktrim. Ajo nisi të shfaqej si prezantuese e festivaleve rinore në Televizionin Shqiptar, ku spikati për natyrshmërinë dhe komunikimin e saj. Më pas, ajo interpretoi në disa produksione të njohura të kinematografisë shqiptare. Ndër rolet e saj më të spikatura ishte ai i një partizaneje në filmin “Ata ishin katër”, me regji të Kujtim Çashkut, si edhe roli i mësueses në “Shokë të një skuadre”. Në vitin 1989, Çeliku u shfaq në filmin “Një djalë dhe një vajzë”, ku interpretoi rolin e një centralisteje. Personazhi i...
Burimi:
gijotina.com