Aksident fatal tek Rana e Hedhun, përplasen dy mjete lundruese, humb jetën një person, plagoset rëndë…
Një aksident i rëndë mes dy skafeve ka ndodhur në zonën e Ranës së Hedhun në zonën e Velipojës (Rrjoll). Si pasojë, një 25 vjeçar me inicialet Klaus Gjergji ka humbur jetën, ndërsa një tjetër me inicialet Uran Marku është plagosur rëndë dhe është transportuar në spitalin e Lezhës. Dyshohet se personat e përfshirë janë nga Berdica e Shkodrës.Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e personave të përfshirë në aksident dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Ky është incidenti i dytë i rëndë me mjete lundruese brenda 24 orëve në vend. Një ditë më parë, në Liqenin e Komanit, dy varka turistike u përplasën teksa transportonin pushues drejt Lumit të Shalës. Si pasojë mbetën të plagosur lehtë pesë persona, mes...
Burimi:
sarandanews.com