Kërcënon ministri izraelit: Erdogan po e tërheq Turqinë në aventura të rrezikshme në Siri
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, akuzoi të enjten presidentin Recep Tayyip Erdogan për “tërheqjen e Turqisë në aventura të rrezikshme në Siri”. “Izraeli nuk do të lejojë asnjë entitet të kërcënojë sigurinë e tij”, shkroi Katz në X. “Është e preferueshme që Erdogan të vazhdojë të mbajë fjalime boshe dhe iluzive kundër Izraelit në parlamentin turk sesa të testojë vendosmërinë e Izraelit për të mbrojtur veten”, tha Katz. Më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli kundërshton vendosjen e trupave turke në Siri. “Ne nuk do të tolerojmë një prani ushtarake turke në Siri që kërcënon Izraelin. Ne e bëmë të qartë mesazhin: Mos. Me sa duket, ata nuk e dëgjuan mjaftueshëm qartë, kështu që u siguruam që ata ta kuptonin më mirë”, tha Netanyahu. Presidenca...
Burimi:
javanews.al