Korridori sekret i SHBA në Hormuz, Amerika dërgon një tjetër anije lufte: ‘Ditë gjykimi’ në Iran!
Në pritje të “ditës së gjykimit ekonomik”, Amerika dërgon një tjetër anije lufte pranë Iranit. Aeroplanmbajtësja USS George Washington mbërriti në Lindjen e Mesme dhe, sipas drejtuesve të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, ajo do të zëvendësojë USS Abraham Lincoln. Kjo e fundit ka qëndruar në det për një periudhë të zgjatur, për shkak të luftës me Iranin. Zgjatja e këtij misioni ka ngritur shqetësime te shumë ligjvënës dhe familje të ushtarakëve, pas raportimeve për përkeqësimin e gjendjes së shëndetit mendor të ekuipazhit. Më herët, presidenti amerikan Donald Trump shpalli ndaj Iranit atë që e quajti “D-Day ekonomik”. “Askush nuk i ka dhënë Republikës Islamike të Iranit një mundësi më të madhe për të arritur një marrëveshje sesa unë. Fatkeqësisht për ta, ata kanë dështuar...
Burimi:
javanews.al