E TRISHTË – Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, figurë e njohur e kinematografisë dhe televizionit…
Është ndarë nga jeta në moshën 66- vjeçare, Rezana Çeliku, një prej figurave të njohura të artit, kinematografisë dhe televizionit shqiptar, e cila u bë e njohur për publikun veçanërisht gjatë viteve ’70 dhe ’80.Çeliku u përfshi në botën e kinematografisë dhe spektaklit pothuajse rastësisht. Edhe pse nuk kishte ndjekur një formim profesional për aktrim, ajo tërhoqi vëmendjen e regjisorëve falë pamjes, natyrshmërisë dhe mënyrës së saj të komunikimit. Më herët, ajo ishte shfaqur edhe si prezantuese e disa festivaleve rinore në Televizionin Shqiptar.Gjatë karrierës së saj në kinematografi, Rezana Çeliku interpretoi në disa produksione të njohura të asaj periudhe. Ndër rolet më të spikatura ishte ai i një partizaneje në filmin “Ata ishin katër”, me regji të Kujtim Çashkut, si dhe roli i mësueses...
Burimi:
sarandanews.com