Kinemaja shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktorja Rezana Çeliku! Nga prezantimi i festivaleve, te “Zonja nga qyteti” e “Një djalë dhe një vajzë”

Kinemaja shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktorja Rezana Çeliku! Nga prezantimi i festivaleve, te “Zonja nga qyteti” e “Një djalë dhe një vajzë”

Kinemaja dhe arti shqiptar përsëri në zi. Ndahet para kohe nga jeta, në moshën 66-vjeçare, Rezana Çeliku, një prej figurave të njohura të artit, kinematografisë dhe televizionit shqiptar, e cila u bë e njohur për publikun gjatë viteve ’70 dhe ’80. Çeliku u përfshi në botën e filmit dhe spektaklit krejt rastësisht. Ajo tërhoqi vëmendjen e regjisorëve për pamjen, natyrshmërinë dhe elokuencën. Më herët kishte prezantuar disa festivale rinore në Televizionin Shqiptar dhe si spikere. Në kinematografi, Rezana Çeliku interpretoi në disa prej filmave të njohur të asaj periudhe. Ndër rolet e saj më të spikatura ishte ai i partizanes në filmin “Ata ishin katër”, me regji të Kujtim Çashkut, si dhe roli i mësueses në filmin “Shokë të një skuadre”. Në vitin 1989, ajo...