Amy Adams feston 52-vjetorin e lindjes
Aktorja e njohur amerikane Amy Adams feston sot 52-vjetorin e lindjes. E lindur më 20 gusht 1974 në Aviano të Italisë, ajo është një nga emrat më të njohur të kinemasë amerikane. Gjatë karrierës së saj, Adams është vlerësuar për rolet në filma të njohur si Catch Me If You Can, Junebug, Enchanted, The Fighter, The Master, American Hustle, Big Eyes dhe Arrival. Ajo ka interpretuar gjithashtu rolin e Lois Lane në filmat e universit DC. Amy Adams ka fituar dy çmime Golden Globe dhe është nominuar gjashtë herë për çmimin Oscar, duke u renditur ndër aktoret më të vlerësuara të brezit të saj./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com