125 vjet nga lindja e Salvatore Quasimodo, nobelistit italian të letërsisë

125 vjet nga lindja e Salvatore Quasimodo, nobelistit italian të letërsisë

Sot shënohen 125 vjet nga lindja e Salvatore Quasimodo, poetit dhe përkthyesit të njohur italian, një prej figurave të rëndësishme të letërsisë së shekullit XX. Quasimodo lindi më 20 gusht 1901 në Modicë të Sicilisë. Fillimisht punoi si inxhinier, por më vonë iu përkushtua letërsisë dhe poezisë, duke u bërë pjesë e rrymës hermetike në poezinë italiane. Përveç krijimtarisë së tij poetike, ai u dallua edhe si përkthyes i veprave të autorëve të lashtë grekë, mes tyre Eskili dhe Sofokliu. Në vitin 1959, Salvatore Quasimodo u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi. Poeti italian u nda nga jeta më 14 qershor 1968 në Napoli, ndërsa veprat e tij vazhdojnë të zënë një vend të rëndësishëm në letërsinë italiane./KultPlus.com