“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji

“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji

Egnatia ka barazuar pa gola në sfidën e parë të “play off” të Europa League ndaj ekipit Norvegjez Lillestrom. Rrogozhinasit u paraqitën mirë, duke rezistuar ndaj një kundërshtari të fortë. Sfida u zhbllokua shumë shpejt që në minutën e 6-të me Lillestrom që kaloi në avantazh, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Egnatia u mbrojt mirë dhe provoi të rrezikonte me kundërsulme. Rrogozhinasit patën disa mundësi të mira në fundin e pjesës së parë por pa mundur të konkretizonin. Në fraksionin e dytë të sfidës, skuadrat e rritën nivelin e lojës dhe kërkuan më shumë golin. Rastin më të mirë e pati Egnatia, ku në minutën e 70-të, ishin të pafat pasi goditën traversën. Ndërsa në minutën e 73-të, Lillestrom nuk përfitoi nga...