Conference League: David Luiz “fal” Dinamon, mbyllet pjesa e parë në “Elbasan Arena”
20 Gusht 2026 21:48 Telesport Pjesa e parë mes Dinamos dhe Pafos është mbyllur 0-0, e cila po luhet në “Elbasan Arena” dhe është e vlefshme për raundin e fundit kualifikues në Conference League. Momenti më i rëndësishëm i pjesës së parë ishte në minutën e 36-të, ku pas një prekje me dorë të topit nga Usni Ismaili, arbitri tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet David Luiz, por topi përfundon jashtë kuadratit. Në minutat në vijim vlen për t’u përmendur rasti i artë i Hekuran Berishës në shtesë, i cili nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë i vetëm përballë me portierin kundërshtar. Pjesa e parë mbyllet në barazim të bardhë 0-0.
Burimi:
telesport.al